Pacolli: Kosova do të jetë eksportues i sigurisë në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 13:59 | Nga

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë ne Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

“Konferenca e Mynihut një mundësi jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e përkrahjes së transformimit të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës” ka thënë ai.

“Sa më shpejt që ndodh ky proces, Kosova do t’i kontribojë edhe më shumë paqes, rendit ndërkombëtar dhe sigurisë kolektive si një parner i rëndësishëm dhe kredibil. Ne nuk do të jemi më vetëm konsumues, por eksportues në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur kryediplomati kosovar, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku po diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë dhe rendit ndërkombëtarë.

Kënaqësi të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila bashkon vendim-marrësit kryesor të politikave të sigurisë ndëkombëtare. Takime të shumta në margjina të konferencës.

Posted by Behgjet Pacolli on Saturday, February 17, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme