Pacolli: Kosovën do ta zhvillojmë ne, jo ata që e shkatërruan

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 20:30 | Nga

Sot në një takim të mbajtur me qytetarët e Prishtinës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkë me kandidatin për kryeministër nga koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti, kanë prezantuar para qytetarëve plan programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Presidenti Behgjet Pacolli, me këtë rast tha se ky bashkim i njerëzve të punës ka ardhur nga vullneti i madh për të krijuar një perspektivë më të mirë për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i japin fund keqpërdorimeve në Kosovë me votën e tyre.

“Ne jemi bashkuar për fitore, prandaj mos e humbni shpresën, sepse në Kosovë ende ka njerëz që mendojnë për mirëqenien e qytetarëve të saj. Kosovën do ta zhvillojmë ne, e jo ata që e shkatërruan”, ka shtuar Presidenti i AKR-së, duke iu bërë thirrje qytetarëve që me 11 qershor ta votojnë koalicionin AKR-LDK-LD-Alternativa.

Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, tha se fitorja e koalicionit garanton që Kosova do të qeveriset drejt, mirë dhe ndershëm.

“Asnjë koalicion tjetër dhe asnjë subjekt tjetër politik nuk mund t’i ofrojë vendit tonë atë që i ofron koalicioni ynë. Ne e kemi ajkën e intelektualëve, ekspertët më të mirë të të gjitha fushave”, ka thënë Hoti ndër të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme