Pacolli kritikon Kurtin: Për vaksinën kanë nevojë më shumë ata që përballen çdo ditë me virusin

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aplikimit të vaksinës së parë kundër COVID-19, të cilën sot e mori kryeministri Albin Kurti.

Pacolli shprehet se Astra Zeneca erdhi në Kosovë, si donacion, dhe për këtë më shumë kanë nevojë ata që përballen çdo ditë me COVID-19, sesa njerëzit e politikës.

”Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme