Pacolli kthehet në Zvicër, bashkohet me familjen

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Pas një jave dramatike në Kosovë, lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është rikthyer në Zvicër ku është bashkuar me familjen e tij.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se shpreson që pandemia të kalojë sa më shpejt.

“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Pacolli në fillim të javës që lamë pas ishte nisur për në Kosovë për diskutuar me LDK’në lidhur për një koalicion të mundshëm, sidoqoftë, autoritetet kosovare e kërcënuan se nëse nuk shkon në karantinë do të arrestohet.

I njëjti qëndroi në Shqipëri për dy ditë, ndërsa më pas erdhi në Kosovë ku qëndroi i izoluar në shtëpinë e tij.

Të ngjashme