Pacolli kujton bombardimet e NATO-s: Akt i jashtëzakonshëm dhe unik i humanizmit

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s, duke e e cilësuar si një ngjarje të madhe historike.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se ky intervenim i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

“24 marsi i vitit 1999, ishte një akt i jashtëzakonshëm dhe unik i humanizmit.Ndërtimi i një shoqërie që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi i ynë më i madh për SHBA-në, për Anglin, Gjermanin, Francën, Italinë dhe shtetet tjera qe e mbështetën misionin e Natos dretëpërdrejti si dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë, të cilët përkrahën Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë vite më parë”.

Pacolli shtoi se populli i Kosovës është dhe do të mbetët mirënjohës përjetësishtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme