Pacolli: Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën

New York | 20 Sht 2017 | 18:40 | Nga

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, ka takuar ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pacolli ka njoftuar se Çavuşoğlu së shpejti do ta vizitojë Kosovën.

“Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu”, ka shkruar Pacolli, në faqen e tij në Facebook.

“Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend. Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme