Pacolli: Mitrovica ka qenë dhe mbetet bastion i AKR-së

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 23:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, sot ka vizituar degën e AKR-së në Mitrovicë, ku ka zhvilluar takim me koordinatorin e degës, Nusret Qubreli dhe anëtarë tjerë të shumtë.

Në takim u konfirmua edhe një herë që Aleanca Kosova e Re pavarësisht individëve mbetet e fuqishme siç ka qenë që nga themelimi i saj në vitin 2006.

Para anëtarëve të shumtë të degës, lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, shprehu falënderimin e tij për angazhimin dhe besimin që qytetarët mitrovicas po i japin AKR-së dhe vizionit të tij për zhvillimin e vendit.

“Dyert e AKR-së mbeten të hapura, për të gjithë atë që ia duan të mirën asaj, për të gjithë ata që me sinqeritet duan të punojnë me ne që bashkë t’i kthejmë dinjitetin qytetit të Mitrovicës”, ka deklaruar Pacolli.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, në fund të këtij takimi ka falënderuar të gjithë anëtaret dhe simpatizantët e AKR-së dhe siguroi ata që ai do të jetë pranë tyre dhe kështu me përkrahjen e tyre dhe me një program zhvillimor koalicioni AKR-NISMA-PD do të dalë fitues në Mitrovicë.

Të ngjashme