Pacolli mohon se do të jetë pjesë e Qeverisë: AKR-ja do të qëndrojë në opozitë

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka mohuar se do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Pacolli tha se partia e tij do të qëndrojë në opozitë.

“Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta.  AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te certifikohen dhe të krijohen institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi). AKR do të qëndron ne opozitë qe nga fillimi”, shkroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme