Pacolli: Na është pamundësuar përfaqësimi në Samitin e Sarajevës

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se institucioneve të Kosovës iu  është pamundësuar përfaqësimi në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP).

Sipas tij mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme.

“Vetëm disa orë para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe pasi i kemi shtjerrur të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e shtetit tonë në këtë ngjarje kulmore politike rajonale, qëndrim i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese neve na është pamundësuar përfaqësimi në Samit”.

“Mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme. Për më tepër, ajo i vë hije të keqe edhe Samitit të posa përfunduar të Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaratave dhe zotimeve të përbashkëta që i kemi bërë aty, por edhe angazhimeve të sinqerta dhe konstruktive që Kosova si shtet i bën në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme