Pacolli ndihet i frikësuar nga “gjenerata e adoleshentëve”, ua ka shpërla trurin Kurti

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë në Pressing të T7, ka thënë se telefoni i tij është i mbushur përplot me kërcënime. Ai tha se ende ndihet i frikësuar pas zhvillimeve të fundit.

Madje Pacolli dje tha se kam pasur frike nga ndonjë sulm terrorist.

“Telefonin e kam plotë me kërcënime. Jam ende i frikësuar kur e di që Albin Kurti po shfrytëzon një gjeneratë të adoleshencës. Ai ua ka la trurin këtyre adoleshentëve. Ne do të na mungojë një gjeneratë e tërë, ai është duke i shkatërruar ata”, është shprehur Pacolli në Pressing.

Tutje, ai tha se kjo shoqëri duhet t’i ndalë veprimet e kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurtit sepse po i shfrytëzon të rinjtë për qëllimet e veta politike.

“Unë nuk di asnjë veprim që Kurti ka bërë një veprim në favor të kësaj gjenerate, por vetëm po i shfrytëzon për qëllimet e veta politike’, ka thënë Pacolli.

“Kjo shoqëri duhet t’i ndalë veprimet e Albin Kurtit. Është e padurueshme mënyra se si ata kërcënojnë dhe shajnë”, shtoi Pacolli.

LEXO EDHE:

Të ngjashme