Pacolli në Gjilan: Me ne në qeverisje Kosova do t’i arrijë 160 njohje

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 14:06 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, bashke me kandidatet për deputetë nga radhët e partisë ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Gjilanit.

Në këtë takim Presidenti Pacolli ka zhvilluar një debat me të rinjtë, ku ka folur për pikat kryesore programore të Aleancës Kosova e Re dhe partnerëve të koalicionit.

Pacolli tha se synimet e koalicionit do të arrihen me punë dhe me përkushtim. Ai ka shtuar se programi ekonomik i AKR-së parasheh rritje ekonomike 8% vetëm ne vitin e dyte te qeverisjes.

“Sot kemi rritje ekonomike 2.8 deri ne 3.3%. Plani ynë për rritje ekonomike prej 8%, krijon 70 deri në 80 mije vende të reja pune, ndërsa në fund të manatit buxheti do ta kalojë shifrën 6 miliard”, ka thënë Pacolli, ai ka treguar se krijimi i tregut të përbashkët kombëtar me rajonin, do të ishte arsye më shumë për çdo investitor që të vijë dhe të investojë në Kosovë sepse do të kishte qasje në një treg më të gjerë.

I pari i AKR-së ka thënë se me AKR- në në qeverisje do të bëhen edhe reformat ne sistemin arsimor. “Njerëzit që kanë përfunduar shkolla teorike, do të kenë mundësinë e aftësimit profesional, e kjo do të bëhet përmes shkollave profesionale”, ka treguar Presidenti i AKR-së dhe ka shtuar se në çdo qytet do të krijohen edhe qendrat rekreative e sportive, ku të rinjtë do të kenë mundësi t’i zhvillojnë aftësitë e tyre më tutje.

Presidenti Pacolli ka folur me studentë edhe për çështjen e njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe problemin e lëvizjes së lirë, e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se prej kohës kur ishte larguar nga qeveria, nuk kishte pasur më asnjë njohje për Kosovën, përveç Bangladeshit dhe Sinagporit, për të cilat Presidenti Pacolli ka thënë se kishin qenë të gatshme. “Me ne në qeverisje, njohjet e shtetit të Kosovës do arrijnë në 160”, është ka thënë ndër të tjera lideri i Aleancës Kosova e Re, duke garantuar edhe liberalizim vizash brenda 6 muajve.

Pas një debati të gjatë me studentë, ku kishte pyetje dhe diskutime të shumta, Presidenti Pacolli ju bëri thirrje të rinjve, që të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe ta votojnë koalicionin e shpresës, i cili garanton mirëqenie dhe perspektivë të qartë për qytetarët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme