Pacolli në Hajvali: Keni shumë arsye për ta votuar AKR-në, dhamë shumë për Kosovën

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 18:25 | Nga Luiza Vrajolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në tubimin përmbyllës para elektoratin në Hajvali, tregoi arsyet pse duhet votuar subjektin që ai drejton, raporton EkonomiaOnline.

“Do të ju them se AKR-ja, si partitë e tjera synon të jetë pjesë e parlamentit, qeverisë së ardhshme. Ka bërë një program për këtë dekadë që po hyn. Ne të gjitha i kemi bërë drejtpërsëdrejti. Partitë e tjera kanë dhënë premtime, vende te lira pune dhe në fund nuk kanë pas kontribut asgjë”, tha ai.

Pacolli përmendi disa projekte të cilat i kanë realizuar, e për të cilat tha se janë dëshmi e përkushtimit të tyre në ndërtimin e Kosovës.

“Ne si parti kemi rregulluar infrastrukturën. Kemi ndërtua objekte në tërësi. Objektin e parlamentin të Kosovës. Ne kemi qenë ata qe kemi ndërtua Universitetin e Prishtinës. Kemi ndërtua Universitetin Amerikan. Me dhjetëra objekte, çdo objekt ku unë kam qenë si interieri i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Po ashtu ku kemi shkuar kemi lënë gjurma të pashlyeshme. Sa i përket kontributit publik 20 bursa jashtë dhe brenda vendit. Sa më pak të ketë lista valide aq më i madh do të jetë efekti i zgjedhjeve dhe i forcave politike”, tha Pacolli

Ish-deputet i Kuvendit, Islam Pacolli shtoi se rrënjët e AKR-së janë nga Gollaku dhe Hajvalia.

“Hajvalia dhe Gollaku kanë qenë një ndër shtyllat me te forta në AKR sepse AKR-ja rrënjët i ka ne këto vende  Puna jone u dëshmua para luftës dhe gjatë luftës. Sot ma shumë se kurrë ju lusë që ta përkrahim AKR-në”, tha Islami.

AKR-ja do të përmbyllë fushatën në Kamenicë.

Të ngjashme