Pacolli: Ne kurrë nuk do të bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-së

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar sot Kosova kurrë nuk do të bëhet shkaktare e zhgënjimit të SHBA-së e perëndimit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa marrëveshje gjithëpërfshirës, Kosova kurrë nuk do ta bëhet shkaktare e zhgënjimit të SHBA-së, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit të Serbisë mbi diçka të tillë.

“Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perëndimin”, ka shkruar tutje Pacolli.

Ai ka përfunduar se Kosova ka partner të përhershëm, të qendrushëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste.

Postimi i plotë:

Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka mardhenie të përhershëme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perendimin.

Mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe perendimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurt nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perendimin.

Ne kemi partner të përhershem, të qendrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste.

Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet…

Posted by Behgjet Pacolli on Wednesday, February 13, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme