Pacolli në Mitrovicë: Me AKR-në në pushtet, rritja ekonomike do të jetë 8 për qind

Mitrovicë | 27 Sht 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur takimin e radhës në qytetin e Mitrovicës, për të shpalosur programin e saj qeverisës për katër vitet e ardhshme, raporton EkonomiaOnline.

Të pranishëm ishin kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i PD-së, Ferid Agani, por jo edhe kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Fatmir Limaj.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka siguruar koalicionin se nuk do të tradhtohet siç ndodhi me të në rastin e Agim Bahtirit.

“Deri në momentet e fundit e sa të jem në krye të kësaj detyre nuk do të ketë befasira dhe asnjë të keqe nuk do ti sjell ky koalicion. Ne gjendemi këtu ne Mitrovicë, ne zemrën e Kosovës. Kur e them këtë motivohem sepse është zëmra e fuqishme e Kosovës. Por kjo zemër që ishte promotor i të gjithëve, ka filluar të rrah më ngadalë. Unë dua ta shoh këtë zemër që rrah me ritëm normal. Trepça është në Mitrovicë, është fakulteti, është e lidhur edhe me nivelet e larta që dominon këtu, është e lodhur edhe me pasuritë e Kosovës. Unë kur ju them këtë e di se kam jetuar atëherë e them edhe tash. Çfarë padrejtësie është bërë këtij qyteti. Nuk është vetëm ndarja e këtij qyteti por ka edhe më shumë, por e them se kjo gjë ka ardh nga udhëheqja e njerëzve ta paditur, nga njerëzit e padinjitetshëm.

Kur foli për investimet në këtë qytet, Pacolli përmendi Trepçën. Tha se ligji i Trepçës nuk është i mirë, pasi që sipas tij nuk e ndihmon këtë ndërmarrje.

Ndërsa premtoi se me AKR-në në Qeveri rritja ekonomike do të shkojë në 8 për qind.

“Unë nuk jam si të tjerët politikanë që vetëm vijnë njëherë këtu sa për vota e mandej nuk vijnë. Kosova ka kaluar në shumë sfida dhe që 20 vjet e këndej askush nuk ka bërë diçka për këtë vend. Gjatë kësaj eksperiencë unë kam kaluar edhe nëpër shumë sfida. Unë përgatita një plan për punëtorët e Trepçës, e dinë gjithë këta punëtorë, por cfarë ndodhi, ai plan që u shikua me interesim nuk u mor asnjë herë për bazë. E unë e them se këtë plan e kam ende që ky objekt i Trepçës ta funksionalizohet e të punojë sa më shumë. Ligji për Trepçën është i keq sepse e mban pezull Trepçën. Në dy vitet e ardhshme Trepça do të funksionalizohet më së miri. Rritja ekonomike me AKR-në do të jetë 8 për qind. Nën këtë rritje nuk do t’i ndihmojë qytetarët e saj” ka thënë Pacolli.

Pacolli foli edhe për largimin dhe deklaratat e Agim Bahtirit, ku ky i fundit ka deklaruar se do ta shkatërrohet AKR në Mitrovicë.

“Pse me thënë Agim Bahtiri se do ta shkatërrojë AKR. Çfarë të keqe i ka bërë AKR Agim Bahtirit. Unë jam një njëri që nëse nuk mund t’i bëjë mirë, së paku keq nuk i bënë”, ka thënë Pacolli.

E Nysret Qubreli Koordinator i degës së AKR-së në Mitrovicë, ka thënë se ndihet krenar që i tha jo bashkimit me Agim Bahtirin.

“Ndihem krenar që ndihem para jush. Këtu po e shfuqizojmë fuqinë e AKR ku përkrahja e Pacollit është ndier anë kënd Mitrovicës. Janë dy momente të rëndësishme në jetën time që jam ndier krenar. E para kur i kam thënë po bashkëshortes sime dhe e dyta kur i kam thënë jo Agim Bahtirit për t’u bashkuar me të”, ka thënë Qubreli.

Para qytetarëve u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga Mitrovica.

Të ngjashme