Pacolli: Në takimet e Parisit është hapur një kapitull i afirmimit të shtetit të Kosovës

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Gjatë qëndrimit dy ditor në Republikën Franceze, ku ishte i ftuar nga autoritetet më të larta të shtetit francez, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë atë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu si dhe homologë dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga më shumë se 50 shtete të botës.

“Në ceremoni, gjatë drekës dhe në margjina të kësaj ngjarje kisha mundësi të takohem me shumë homologë të mi e liderë botërorë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Pompeo, të cilin e ftova për vizitë dhe i cili e shprehu gatishmërinë që të vijë në Kosovë”, është shprehur Pacolli.

“Paqja dhe Siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për t’i kontribuar kësaj sigurie. Ky është përcaktimi ynë primar dhe në funksion të kësaj është edhe angazhimi ynë për tu bërë anëtarë i Interpol-it dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë ndërkombëtare”, ka thënë Pacolli.

“Kjo fundjavë e shënoi një sukses të jashtëzakonshëm të diplomacisë sonë dhe jam i lumtur që këtë sukses do ta vazhdojë me energji maksimale i koncentruar tash në sfidën e radhës, në Interpol”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme