Pacolli në Vitomiricë premton përkrahje për fermerët

Pejë | 04 Qer 2017 | 15:21 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot gjatë ditës është takuar me përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Vitomiricë të Pejës.

I shoqëruar nga kandidatë për deputetë Presidenti Pacolli ka biseduar me fermerët e këtij komuniteti dhe është njoftuar nga afër me problemet e tyre.

Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Vitomiricë, kritikuan institucionet për mungesë të përkrahjes, duke u ankuar për mungesë të kanalizimeve, infrastrukturës rrugore, si dhe mungesës së përkrahjes ndaj fermerëve.

Presidenti Pacolli ju beri thirrje atyre që të mos e humbin shpresën, por të votojnë për koalicionin AKR-LDK-LD-Alternativa. “Me ne do të keni lehtësira edhe në biznes, por edhe në sferat tjera të jetës, sepse jemi njerëz që mbajmë përgjegjësi për veprimet tona” ka thënë ndër të tjera Presidenti Behgjet Pacolli, në takimin e tij me pjesëtarët e komunitetit boshnjak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme