Pacolli: Një shtet kemi, ta ruajmë dhe ta zhvillojmë

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka vizituar familjen Makolli në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ndërsa tha se puna, angazhimi dhe përkushtimi është mënyra si mbajnë shtetin.

Pacolli që mban numrin 5 në listën e LDK-së për deputetë, në një postim në rrjetin social Facebook thotë se shtetin duhet ruajtur dhe zhvilluar.

“Në Kodrën e Trimave te Familja Makolli.

Mobilizimi dhe fryma SHTETndërtuese janë ato që na mbajnë ne.

Puna, angazhimi dhe përkushtimi është mënyrë se si ne mbajmë shtetin.

Një shtet kemi, ndaj ta ruajmë e zhvillojmë”, shkruan Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme