Pacolli: Nuk kisha dëshiruar asnjëherë që të rinjtë të zhgënjehen

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubim me qytetarët e Pejës në ditën e pestë zgjedhore.

I pari të pranishmëve iu drejtua Gent Begolli, i cili sapo ka aderuar në këtë parti.

“Sot eshte nje vlerë tepër e madhe që në mesin tonë ka shume të rinjë dhe kjo është vlera jonë ma e madhe. Peja qytet historik i kulturës dhe i biznesit, është vlera dhe qyteti më i çmuar i yni, sa herë po rri me z.Pacollin  me shtyen  me dasht Pejën më shumë, meqë Pacolli e don shumë vendin e tij, Gollakun. Unë besoj që në këto zgjedhje do të jemi fitimtarë “-tha Begolli.

Ndërkaq kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se asnjëherë nuk dëshiron që të rinjtë të zhgënjehen.

“S’kisha dëshiruar asnjëherë të ndodhë që juve me ju zhgënjy e sidomos këtë energji këtë rini. Unë e dua Gollakun tim, për arsye që unë nëse se dua Gollakun s’kisha pasu mundësi as Pejën e as vendin me dashur. Peja është një qytet shumë elegant ka qytetarë zotëri, ka bukuri natyrore që tjerat nuk i kane, mua më lidh me Pejën biznesi që unë e kom nis me Pejën.  AKR është një parti ndryshe nuk është si tjerat është liberale e djathtë, çdo rritje e sheh nëpërmjet punës dhe jo fjalëve bosh, çdo gjë e sheh të arritur vetëm nëpërmes punës. AKR në 2017 është profilizuar në parti liberale në evrope ku njihen si njerëz zotëri e konstruktive, që nuk ka asnjë shenjë popullizmi, apo konzervative “- deklaroi Pacolli para të pranishmëve.

Pacolli ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët e tjerë për deputet, Ekrem Mustafa, Selim dhe Islam Pacolli.


Të ngjashme