Pacolli: Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme zgjedhja e Qeverisë së re

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin.

Në këtë rast ai falënderoi të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë.

Njoftimi i plotë:

Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re.

Të ngjashme