Pacolli pas takimit me Lajçak: Brenda disa muajve pritet marrëveshja finale

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 18:06 | Nga Fiore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se brenda disa muajve do të ketë marrëveshje finale, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli tha se ishte një takim i frytshëm.

Tutje, ai tha se brenda disa muajve do të ketë marrëveshje finale.

“Lajqak më njoftoi për çdo gjë që ka bërë drejt përfundimit të procesit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Unë dhashë mbështetjen time dhe thashë që ai duhet të ecë përpara dhe jam ithtar i madh i dialogut dhe kuptova se është bërë një punë e madhe. Brenda disa muajve pritet marrëveshja finale”.

Ai shtoi se  marrëveshje sa i përket asociacionit është nënshkruar.

” Në fushën time nëse është premtuese diçka ajo duhet të implementohet. Ajo marrëveshje ka qenë në Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë formën e drejtë dhe nëse e ka miratuar duhet të konsiderohet e nënshkruar. Nuk besoj se dikush do ta rihapë këtë temë dhe është nënshkruar në vitin 2013″.

Lajçak ka takuar edhe përfaqësuesit e komunisteve në Kosovës, Goran Rakiç nga Lista Serbe dhe deputetet Albert Kinolli e Rasim Demiri nga komunitetet jo serbe.

Të ngjashme