Pacolli për anulimin e konferencës në Bruksel: Ka kaluar koha e qasjes asimetrike ndaj Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se në takimin e MSA-së në Bruksel  askush nuk ka reaguar kur Serbia dhe Bosnja ka shkelur mbi parimet e CEFTA-s.

Ai ka thënë se Serbia duhet të ndalohet nga Bashkimi Evropian në keqpërdorimin e dialogut dhe obstruksionet e saj kundër Kosovës.

“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BiH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstruksionet e saj kundër Republikës së Kosovës”.

“Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të krye-diplomatit Pacolli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme