Pacolli për ikjen e investimit 110 milionësh lë fajtor Qeverinë Kurti: E anuloi vendimin

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Shkuarja e kompanisë franceze “Akou Energy” për të investuar në Maqedoninë e Veriut, një shumë prej më shumë se 100 milionë euro, të cilat ishin paraparë të investohen në Kosovë, ka ngjallur reagime të ashpëra, raporton Gazeta Blic.

I fundit që ka reaguar ashpër lidhur me këtë, është kryetari i AKR-së, njëherësh deputet i Kuvendit, Behgjet Pacolli.

Ai e ka lënë fajtorë Qeverinë Kurti, për ikjen e këtij investitori, derisa thotë se investimi i kompanisë franceze ishte miratuar nga Qeveria Hoti, por që atë miratim e kishte anuluar qeveria aktuale.

“Ky investim i kësaj kompanie franceze ishte miratua nga Qeveria Hoti dhe Qeveria Kurti e kishte anuluar vendimin e Hotit dhe e kishte dërguar në rishqyrtim. Ndërkohë asgjë nuk kishte ndodhur dhe kjo nndermarrje kishte vendosur të tërhiqej nga Kosova”, ka thënë Pacolli.

I ashpër ka qenë edhe Safet Gërxhaliu, i cili dje ka thënë se një investitor ka ikur nga Kosova dhe ka shkuar për të investuar në Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak se dokumentacionet janë përfunduar më shpejtë se sa në Kosovë.

Sipas tij, plani i “Akou Energy” ishte për një investim 110 milionë euro në Kosovë, ndërsa tani po investon 220 milionë euro në Maqedoni të Veriut dhe kjo për shkak të procedurave byrokratike.

“Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje”, ka shkruar ai.Postimi i plotë: Si largohen investitorët potencial nga Republika e Kosovës. Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njfton KM Zaev i Maqedonisë.
Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica ëind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.
Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje”, ka shkruar Gerxhaliu.

Lidhur me këtë, dje reagoi edhe ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në reagimin e tyre thuhet se ky projekt francez nuk është larguar nga Kosova, por që kompania e njejtë, ka projekte tjera në rajon dhe se shkuarja e tyre në

Maqedoninë e Veriut, nuk do të thotë tërheqje nga investimi në Kosovë.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë demanton lajmin se Qeveria po nxit largimin e investitorëve
Prishtinë, 29/11/2021

Në kumtesa të ndara, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe kryetari në largim i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë deklaruar se vonesat procedurale të Qeverisë kanë shtyrë kompaninë franceze “Akuo Energy” të zhvendosë investimin e planifikuar nga Kosova në një shtet tjetër.
Kompania “Akuo Energy”, përmes filialit “Cicavica ëind Farm” sh.p.k., synon të realizojë projektin e prodhimit të energjisë me erë “Çiçaciva”. Kompania franceze, e cila operon në disa vende të rajonit, i ka konfirmuar edhe sot Ministrisë se NUK po tërhiqet nga projekti investues në Kosovë, por ka edhe projekte tjera në rajon.

Projekti është paraqitur fillimisht në fund të vitit 2018, por subjekti propozues ka dorëzuar aplikimin e kompletuar për investim strategjik tek në qershor 2020.

Agjencia për Investimet dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve e Kosovës (KIESA) ka rekomanduar që projekti të shpallet investim strategjik, dhe Qeveria ka miratuar rekomandimin e KIESA-s në dhjetor 2020, por nuk ka arritur të sigurojë pëlqimin e Kuvendit të Republikës para zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2021.
MINT i ka kumtuar kompanisë “Akuo Energy” se lënda do të riprocedohet shpejt në Komisionin Ndërministror për Investimet Strategjike, me pjesëmarrjen e institucioneve të reja në nivelin qendror dhe nivelin lokal. Pas shqyrtimit në Komision, lënda trajtohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës.

Riprocedimi do t’i hapë rrugë realizimit të investimit në përputhje me legjislacionin në fuqi, sidomos normat për ndihmën shtetërore – pra, pa tarifa nxitëse që mund t’u faturohet qytetarëve dhe të cilat ndalohen me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të Republikës së Kosovës.
MINT mbetet e përkushtuar për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve në përputhje me ligjin dhe interesit publik të qytetarëve.

Të ngjashme