Pacolli për largimin e Bahtirit nga AKR-ja: Nuk hidhërohemi me njerëz që vijnë e shkojnë

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 12:15 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka folur rreth kalimit të Kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri në Lëvizjes Vetëvendosje, që pritet të ndodh edhe zyrtarisht sot.

Pacolli në një konferencë për media u shpreh se nuk është hidhëruar me largimin e Bahtirit nga partia e tij, raporton Ekonomia Online.

“Ne nuk merremi me persona. AKR ka lind si subjekt politik, kanë ardh njerëz janë edukuar e kanë shku, AKR-ja është këtu gjithmonë ne jemi liberal nuk hidhërohemi me njerëz qe vijnë e shkojnë vlerë të madhe i japim vetëdijes së njerëzve dhe do të krijojmë njerëz të vetëdijshëm nuk do merremi me njerëz, por me subjektin politik, AKR do të ekzistoj dhe gjithmonë kemi qenë aktiv në përcaktimin e politikave në Kosove”, tha Pacolli, raporton EO.

“Nuk ka divergjenca ne programin tonë, programi është i unifikuar”.

Të ngjashme