Pacolli: Për Malin e Zi demarkacioni çështje e mbyllur, nuk mund të rinegociohet

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 15:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka raportuar në komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban mbledhje, raporton Ekonomia Online.

Nga kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani është pyetur për çështjen e Demarkacionit dhe me tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për Interpol dhe UNESCO.

Pacoli ka thënë se demarkacionin është një temë që e rëndon politik e brendshme në Kosovë.

“Demarkacioni është një temë që rëndon politikën e brendshme, marrëdhëniet Kosovës me Malin e Zi që ka një fqinjësi të mirë. Kam vizituar Malin e Zi, qëndrimi i tyre është i pa luhatur dhe është një shtet që lobon për Kosovën me një zë të lartë. Parlamenti i Malit të Zi nuk është funksional tash e një vjet dhe kur flitet për demarkacionin ata presin që ta kenë një diskutim të zhurmshëm në Parlament”.

Marrëdhëniet mes Kosovës e Malit të Zi janë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe kemi marrëdhënie strategjike. Pacolli tha se qëndrimi Malit të Zi mbetet i palëkundur, që ka përkrahur Kosovën në çdo aspekt.

“Unë isha në një takime New York, Mali i Zi ishte ai që i printe çdo iniciative që ishte në të mirë të Kosovës dhe për këtë unë e falënderoj Malin e Zi”, tha ai.

Sipas tij, demarkacioni nuk duhet kurrsesi të ndërhyjë në marrëdhëniet e mira mes Kosovës.

Ai tha se për shtetit fqinjë kjo marrëveshje është çështje marrëveshje e mbyllur dhe nuk und të rinegociohet.

“Mali i Zi e konsideron si temë të mbyllur. Ata thonë që s’janë të gatshëm ta hapin këtë temë. S’ka mundësi për ridiskutim të demarkacionit me Malin e Zi”.

Pacolli më tej shtoi se iu ka shpjeguar përfaqësuesve të Malit të Zi, se një pjesë e përfaqësuesve në Kosovë nuk e përkrah demarkacionin, por ka marrë përgjigje që kjo është humbje kohe.

“Unë kur isha në Podgoricë kam insistuar  t’ju shpjegoj se ky është një problem i cili një pjesë e madhe e popullatës e konteston, mendon se është një vijë tjetër kufitare, por ata në këtë drejtim nuk duan të flasin fare. Rinegocimi i marrëveshjes do të jetë kohë e humbur, kjo më është thënë”.

Ai tha se pret nga komisioni i ri që të sjell sa më shpejt rezultatet. Duke shtuar se pret të dhëna të reja.

“Komisioni duhet të shpejtojë, pasi me këtë komision është bllokuar ecja përpara. Çdo kush kërkon implementimin e kësaj pike sa i përket liberalizimit të vizave, demarkacionit. E kisha lutur komisionin që sa më parë të bjerë fakte dhe këto fakte të përpilohen dhe t’ua tregojmë dhe brenda edhe jashtë vendit që ne kemi të drejtë”.

Ai tha se puna mbetet të bëhet tek ne. Pacolli tha se edhe në Bruksel i është thënë se Kosova duhet ta kryej marrëveshjen e demarkacionin, raporton EO.

Pacolli: Në vitin 2019 do të aplikojmë për UNECSO

Pacolli tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në sesionin e vitit 2019. Ai ka sqaruar se pse Kosova nuk ka sqaruar pse Kosova nuk ka aplikuar në këtë organizatë.

“Më datë 2 shator Kosovë është dashur që Kosova të aplikojë për në UNESCO, por nuk kemi aplikuar. Por kemi pasur shans deri më 22 tetor për aplikim por kemi pasur punë dyfish, por nuk kemi pasur siguri që do të mund ti kemi të gjitha votat e mjaftueshme”.

“Ishte lehtësim për ne ngase në çdo takim që kam pas që në të shkojmë pas një vakomi institucional që patëm që ti nënshtrohemi votës së UNESCO-s, këtë e postum në vitin 2019”.

Pengesë për anëtarësim ai tha se ishte edhe mos miratimi i Ligjit për Liritë Fetare dhe ai për Trashëgimin Kulturore.

“Ftojë deputetët që këto ligje të kalojnë në mënyrë që në vitin e ardhshëm t’i kemi ligjet”.

“Në vitin 2018 do të përmbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi”

Pacolli tha se nga qarqet diplomatike pritet që viti 2018 të jetë me rëndësi për Kosovën, ku pritet të jetë përmbyllja e dialogut me Serbinë me një marrëveshje të mëdha.

Në mënyrë që sipas tij, partneri veriut të mos pengoj Kosovën për anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

Ymeri u interesua për këtë çështje duke kërkuar sqarim se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Pacolli tha se duhet të merret më seriozisht puna me dialogun, ngase është faze e fundit e duhet të përfundojë me një kontratë të madhe.

“Fazën e fundit të dialogut që përfundon me kontratën e madhe, që përmirëson jetën e qytetarit,  tash e tutje mos të dialogohet pa limite, mos të përdorët dialogu si konsum publik siç ka ndodhur deri më tani. Duhet të merret më seriozisht puna me dialogun”.

Më pas Ymeri ka thënë se është raportuar se tani më Policia e Malit të Zi po e kontrollon atë pjesë të territorit që është neutrale.

“Ende pa u ratifikuar marrëveshja ata po e kontrollojnë atë pjesë. Këtu nuk ka reaguar as një institucion i yni as MPJ, askush. Këtë e ka thënë edhe kryetari i komisionit Shpejtim Bulliqi që ka dalë në terren dhe e ka parë. Po ashtu dua të di cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me këtë çështje? Po ashtu cili është mandati i këtij komisioni të ri dhe çfarë prisni nga ky komision”, ka thënë ai.

Pacolli tha se nuk ka informacione që policia malazeze është duke kontrolluar kufirin me Kosovë.

“… nuk kam asnjë informatë prej asnjë institucioni që me vijën kufitare me Mali i Zi ka përqendruar forca që e kontrollojnë atë pjesë të territorit, mund të jetë ndonjë lëvizje që është pa ndonjëherë që s’ka të bëjë më mbrojtjen e kufirit, ose është fryrje e informatave që bëjnë mediat, ose prej atyre medieve fake news”.

Ai foli edhe një herë për punën e komisionit të ri.

“…ky komision vend se të del dhe të bën selfie duhet të koncentrohet dhe t’i merr faktet parasysh dhe ti bjen faktet të tregojë cilat janë faktet dhe të tregojë cila është vija e re që këta pretendojnë. Është e vështirë me ndal një proces kur e dimë që të rinjtë tonë kanë nevojë për liberalizim vizash dhe jo të presin më muaj pra ambasadave”.

 

Të ngjashme