Pacolli për mosanëtarësimin në Interpol: Serbia kishte vajza të bukura, joshën shtetet

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 15:53 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga komisioni për Punë të Jashtme, që pjesa tjetër e raportimit ku diskutohet për çështjen e Interpolit të bëhet në dyer të mbyllura dhe pa media, raporton Ekonomia Online.

“Janë tema që unë nuk e ndjej te flas për këtë në komision”, tha Pacolli.

Por me pajtimin e deputetëve u kondensuan që Pacolli mund të flas vetëm për çështjet që mundën të fliten para publikut dhe nuk ka nevojë të ketë raportim me dyer të mbyllura.

“Nuk dua as me menduar së unë mundem me qenë fajtor apo me u liruar prej përgjegjësive secili jemi përgjegjës”, pohoi Pacolli.

“Kosova meriton të jetë anëtare dhe ka punuar shumë për këtë”, shtoi ai.

“E kam ndjerë që mund të çalojmë sepse jemi një shtet i vogël dhe të kesh votat më shumë se Serbia duhet të jemi realist edhe aty”, u shpreh kryediplomati kosovar.

“Serbia i ka pas nga 10 vajza të bukura dhe të veshura bukur dhe secila i shkon zezakut dhe i afrohet i thotë zezakur a je mirë e shtrengon dhe ia lë letrën”, u shpreh Pacolli.

Pacolli tha se nuk do të tërhiqet dhe se Kosova prapë në vitin 2019-të do të aplikoj për anëtarësim në organizatën Interpol.

Të ngjashme