Pacolli për zgjedhjen e Abdixhikut në krye të LDK-së: E ardhmja e Kosovës është brezi i ri

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar pas fitores së Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pacolli e ka përgëzuar Abdixhikun duke thënë se e ardhmja e Kosovës është brezi i ri.

“Me një besim të fortë se LDK do të kthehet e fortë, unë do të doja të përgëzoja udhëheqësin e ri të sapo zgjedhur të partisë, politikanin e ri e të besueshëm, Lumir Abdixhiku. E ardhmja e Kosovës është brezi i ri!”, ka shkruar Pacolli në fcebook.

Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie i cili është zhvilluar sot.

Kundërkandidatë të Avdixhikut ishin Lutfi Haziri e Besian Mustafa.

Abdixhiku ka fituar bindshëm me mbi 190 vota nga 328 delegatë sa kanë votuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme