Pacolli: AKR-ja po faktorizohet në Obiliq

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 13:33 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor të Degës së Obiliqit.

Kryetar është zgjedhur Vahudin Ibrahimi. Po ashtu delegatët zgjodhën dhe 17 anëtarët e kuvendit, sipas statutit të ri të AKR-së.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili përshëndeti punimet e Kuvendit Zgjedhor, tha se subjekti i tij politik po faktorizohet edhe në komunën e Obiliqit.

Ai falënderoi delegatët për punën që po bëjnë në fuqizimin e AKR-së dhe ju premtoi atyre që çdo herë do të kenë mbështetjen e tij në realizimin e projekteve zhvillimore për qytetarët e Obiliqit.

“Obiliqi është lënë anash nga Institucionet lokale dhe qendrore, ju nuk e meritoni këtë keq-qeverisje, ju nuk e meritoni këtë ndotje që bëhet në qytetin tuaj, ju meritoni vende të reja të punës”, ka thënë i pari i AKR-së dhe ka shtuar se  rinia e Obiliqit dhe e gjithë Kosovës meriton perspektivë dhe arsimim cilësor.

Lideri i AKR-së tha se të gjitha këto janë të planifikuara në programin e partisë.

Kryetari i ri i Degës duke i falënderuar delegatët për besimin e dhënë u zotua që do të punojë pa ndalur deri në realizimin e projekteve të AKR-së për Obiliqin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme