Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në Prizren

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 16:13 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar letrat kredenciale nga Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate për medie nga MPJ, në takim konsullja Altunya ka folur për aktivitetet dhe synimet e Konsullatës së Përgjithshme. Në veçanti, është diskutuar për rëndësinë historike dhe kulturore të qytetit të Prizrenit.

“Ministri Pacolli ka ofruar gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme