Pacolli prezanton projektin që thotë se propozoi për ta ndërtuar në Hajvali pa pare të shtetit

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka treguar se nuk ka gjetur mbështetje për të ndërtuar Prishtinën e re. Thotë se pavarësisht se ishte dy mandate në qeveri nuk arriti t’i bindte partnerët e koalicionit për jetësimin e këtij projekti, i cili sipas tij nuk do të prekte buxhetin e Kosovës.

“Fatkeqësisht, askush nuk më mbështeti kurrë në këtë projekt dhe asgjë nuk u bë, siç ndodhi në 20 vitet e fundit. E them me zë të lartë se pa kreativitet, dashuri për punë dhe guxim për të vepruar nuk ka progres, rritje ekonomike apo përmirësim të standardit jetësor! Në rastin e Kosovës, për ta bërë vend bashkohor nevojitet qasje ndryshe!”, shkroi Pacolli në Facebook.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Unë kurrë nuk kam pasur forcë politike për të lëvizur gjërat në mënyrën që unë e kam parë të arsyeshme, në dy mandatet sa isha në qeveri.

Unë propozova dhe insistova që Prishtina e re të ndërtohej në Hajvali ( ne afërsi të pallatit të drejtësisë), duke filluar nga Administrata shtetërore e tutje.

Financimi i kësaj opere do të bëhej nga konstrukcioni modern financiar që korporata Mabetex ka eksperiencë dhe qasje të plotë, pa e prekur fare buxhetin e shtetit.

Fatkeqësisht, askush nuk më mbështeti kurrë në këtë projekt dhe asgjë nuk u bë, siç ndodhi në 20 vitet e fundit.

E them me zë të lartë se pa kreativitet, dashuri për punë dhe guxim për të vepruar nuk ka progres, rritje ekonomike apo përmirësim të standardit jetësor!

Në rastin e Kosovës, për ta bërë vend bashkohor nevojitet qasje ndryshe!

Fotot më poshtë janë projekti i cili Prishtinës dhe Kosovës do ia ndryshonte imazhin për të mirë, pa e prekur asnjë cent buxhetin e shtetit.

Të ngjashme