Pacolli: Prishtina do të bëhet me impiant për riciklimin e mbeturinave

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 11:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, në vazhdim të fushatës, vizitoi sot “Fushën e Pajtimit”.

Pacolli premtoi se në këtë zonë do të ndërtohet një impiant për riciklimin e mbeturinave dhe energjia që do të përfitohet do të përdoret për ngrohjen e kësaj pjese dhe pjesëve të tjera të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në ‘Fushën e Pajtimit’ e cila gjendet mes dy lagjeve Kolovicë dhe Kodra e Trimave, lagje të privuara nga infrastruktura urbane… Do ta ndërtojmë një impiant për shfrytëzim të mbeturinave në qytet, nga do të përfitohet energjia e ujit të ngrohtë, energjia elektrike dhe avulli. Këto do t’u shërbenin zonave përreth, siç janë fshati Makovc dhe Llukar”, deklaroi ai.

Pacolli tha se kjo do të kishte ndikim dhe në mbrojtjen e mjedisit, pasi këta banorë ngrohen kryesisht me dru e thëngjill gjatë dimrit.

Ndër benefitet e shumta do të jenë edhe punësimi i shumë qytetarëve dhe ruajtja e ambientit.

Projekti tjetër për këtë zonë do të jetë dhe rregullimi i shtratit të lumit i cili rrjedh nga fshati Grashticë dhe Mramor, ndërtimi i hapësirave për shëtitje rreth lumit dhe ndriçimi i tyre.

Të ngjashme