Pacolli: Prishtina në shërbim të qytetarëve, jo të atyre me syze të zeza

Hajvali | 24 Sht 2017 | 20:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, hapi fushatën zgjedhore në Hajvali, që konsiderohet dhe bastioni i kësaj partie. Para qindra përkrahësve të AKR-së të mbledhur në shkollën fillore “Shkëndija”, Pacolli tha se do të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës.

“Ju betohem se do të jem zëri juaj në çfarëdo niveli që do t’ju përfaqësoj”, tha Pacolli.

Pacolli kërkoi mbështetjen e banorëve të Hajvalisë, në mënyrë që Prishtina të jetë një qytet në shërbim të qytetarëve e jo të burokratëve.

“Sonte jam këtu për të kërkuar mbështetjen e juaj, për të kërkuar mbështetjen e juaj për ndryshimet në Prishtinë, që të kemi një qytet më të bukur, që të kemi një qytet i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të saj, jo të burokratëve, jo të atyre me kravata dhe syze të zeza”.

Më tuje, kandidati i AKR-së për ta udhëhequr kryeqytetin tha se të rinjtë e Prishtinës janë alternativa e AKR-së, sepse deri më tani ata janë privuar nga e drejta e punës dhe janë lënë në periferi të zhvillimeve.

Pacolli iu bëri thirrje votuesve t’iu thonë “jo” atyre që të cilët kacafyten mes vete për 4 vite me radhë dhe nuk janë në gjendje që në asnjë moment t’iu ofrojnë alternativë qytetarit të Prishtinës. “Në Aleancën Kosova e Re, ju premtoj që nuk do të ketë kacafytje të tilla, por ne do të jemi të hapur për secilin subjekt politik, do të jemi të hapur për secilën shoqëri civile, do të jemi të hapur për çdo alternativë e cila ofron një shërbim, ofron një alternativë më të mirë për qytetarët e saj”.

“Ju betohem se do të jem në shërbimin tuaj në çfarë do varianti, në çfarë do momenti, dhe kushdo qoftë nesër në karrigen e të parit të Prishtinës, unë jam ai i cili do t’i ofrojë alternativen më të mirë të saj”.

“Mirëpo kësaj radhe unë ju bëj thirrje edhe kundërkandidatëve të mi të përgatiten dhe të vijnë të na urojnë neve fitoren sepse Prishtina është e jona”, tha ai.

Tubimin e hapi deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, i cili tha se po vjen koha kur Prishtina do të qeveriset nga prishtinasit.

“Po vjen koha kur Komunën e Prishtinës do ta qeverisë qytetari i komunës së Prishtinës, po vjen koha kur çdo drejtori në çdo shkollë, çdo vend pune do ta udhëheqin qytetarët e komunës se Prishtinës. Kohën e fundit iu është mohuar kjo e drejtë”, tha Islam Pacolli, i cili është kryetar i Degës së Pestë të AKR-së në Prishtinë.

Ai i ka ftuar që “t’i përvjelin duart” dhe të punojnë këto ditë për fitoren e AKR-së. “Prishtina ka nevojë për ndryshim”, tha ai.

Aleanca Kosova e Re në fund prezantoi edhe kandidatët e degës se 5-të për asamble komunale.

   Image may contain: 2 people, baseball

Image may contain: 1 person, on stage and standing

Image may contain: 6 people, people standing and suit

Të ngjashme