Pacolli: Prishtina po punon në formimin e asociacionit

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 08:54 | Nga

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon për të formuar Asociacionin e komunave serbe, por që nuk mund të parashikojë nëse kjo do të ndodhë për tri javë ose deri më 20 prill.

“Edhe përpara se të ndodhte rasti me Marko Gjuriqin, qeveria jonë nisi aktivitetet në të gjitha marrëveshjet e Brukselit, duke përfshirë edhe AKS-në. Mëngjesin e së hënës së së kaluar, u mbajt një takim midis vendeve të BE-së (Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Francë), ambasadorëve të ShBA-së dhe BE-së. Ekziston edhe grupi teknik  që ka qenë dy herë në Bruksel dhe i cili po punon në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit “, tha ai për Blic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme