Pacolli pret në takim të Ngarkuarin e përkohshëm me Punë të Ambasadës Hungareze në Prishtinë,Bela Bozsik.

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në takim të Ngarkuarin e përkohshëm me Punë të Ambasadës Hungareze në Prishtinë, z. Bela Bozsik.

Gjatë këtij takimi, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

I Ngarkuari me Punë z. Bozsik me këtë rast i përcolli një letër urimi që Shkëlqesia e Tij Peter Szijjarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, dërgon me rastin e ditëlindjes sëZëvendëskryeministrit të Parë z. Pacolli.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme