Pacolli: Programi ekonomik i AKR-së garanti i mirëqenies dhe stabiliteti ekonomik në Kosovë

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli zhvilloi aktivitetin e tij politik sot në Viti.

Ai tha se boshti i programit politik i kësaj partie është programi ekonomik, që sipas tij do të ofrojë stabiliteti afatgjatë ekonomik në Kosovë.

“Frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, e përquam sot edhe në Anamoravë. Programi ekonomik i AKR-së, që njeherazi është boshti i programit tonë politik, që bazohet në promovimin e lirisë ekonomike, tregut të lirë, iniciatives së lirë dhe rolit lehtësues jo arbitrar të shtetit në proceset ekonomike, e që është garanti kryesor i një mirëqenie dhe stabiliteti afatgjatë ekonomik në Kosovë, po përqafohet me të madhe nga banorët e Anamoravës. Faleminderit Viti!” ka shkruar Pacolli në Facebook

Të ngjashme