Pacolli: Pushtetarët e konsiderojnë Kosovën si pronë personale, zhdukja e korrupsionit synim

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 08:41 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Islam Pacolli, thotë se pushtetarët që nga pas lufta e kanë konsideruar Kosovën si pronë të vetën, raporton Ekonomia Online.

Pacolli që kandidon për karrigen e deputetit me Aleancën Kosova e Re (AKR), parti kjo që është  në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), shtoi se i gjithë investimi në vend është bërë pa një kalkulim të qartë sa i përket ndikimit në zhvillimin ekonomik.

“Autostradat janë të nevojshme, por çdo herë para se të ndërtohet diçka duhet të bëhet një kalkulim i zhvillimit ekonomik që është me prioritet, një dhe e dyta se si ajo ndërtohet duhet të ndërtohet në bazë të projekteve duhet me qenë kosto publike për arsye se ky buxhet, kjo taksë është e qytetarit. Pushtetarët e marrin sikurse me pas pronë të vetën”.

“Është një gabim total, do të thotë nuk kam qenë asnjëherë që nga pas lufta i kënaqur me qeverisjen e cila është bërë. Prandaj, dëshira dhe kërkesa ime edhe kur kam qenë në Parlament kam thënë që do të jem transparent asnjë pushtetar nuk e ka buxhet të vetin taksën e qytetarëve”.

Pacolli nuk pranon të flas për partitë e tjera, duke shtuar se kanë synim dhe plan rritjen ekonomike dhe zhdukjen e korrupsionit.

“Unë nuk kisha  dashur që të flas për parti tjera sepse secili e ka orientimin e vet. Kisha  dashur të flas vetëm për subjektin dhe koalicionin tonë të cilin ne e kemi një synim dhe një plan në ngritjen ekonomike dhe për mua është shumë e rëndësishme zvogëlimi apo zhdukja e korrupsionit”.

Ndër të tjerash, ai thekson edhe kërkesën e tij të kamotshme për t’i dalë në ndihmë Luginës së Preshevës, raporton Ekonomia Online.

Ai po kërkon që shteti të ndajë çdo vit 50 milionë euro për këtë pjesë, në mënyrë që mos të ketë shpërngulje masive të popullatës.

“Këtë çështje e kam ngritur edhe në Parlamentin  Kosovës dhe kam kërkuar një shumë e cila mendoj  që është simbolike që çdo vit t’i ndahet nga 50 milionë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin që të zhvillohet ajo anë dhe  kam kërkuar që edhe Shqipëria ta bëjë të njëjtën”, thotë ai.

Kur foli për mungesën e energjisë elektrike dhe dëmet që po u shkaktohen bizneseve ai tha se në shumë raste janë përdorur standarde të dyfishta, raporton EO.

“Nëse qytetari nëse nuk është i rregullt me pagesa bëhet menjëherë shkëputja. Këto standarde të dyfishta ndaj këtij qytetari të mirë, të ndërgjegjshëm, por këto standarde të dyfishta i kisha larguar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’i kërkojnë të drejtat e tyre dhe të mos rreshtin asnjëherë duke e ngritur zërin e tyre aty ku u bëhet e padrejtë”.

Intervista e plotë:

EO: Z.Pacolli AKR-ja garon bashkë me LDK në këto zgjedhje, sa deputetë do t’i siguroni?

Pacolli: Sigurisht se do të garojmë së bashku dhe natyrisht se edhe elektoratin e kemi më të përafërt me LDK-në, por përcaktimi sa deputet e përcakton qytetari, me votën e tyre përcaktohen deputetet.

EO: Kush sipas jush do të qeverisë me vendin?

Pacolli: Vendin sigurisht e qeverisë ai i cili e merr primatin e votave dhe  kisha pasur dëshirë që të mos jetë vetëm kush, por me rëndësi është se si do të qeveriset.

EO: Si po i shihni partitë e tjera në këtë proces?

Pacolli: Unë nuk kisha  dashur që të flas për parti tjera sepse secili e ka orientimin e vet. Kisha  dashur të flas vetëm për subjektin dhe koalicionin tonë të cilin ne e kemi një synim dhe një plan në ngritjen ekonomike dhe për mua është shumë e rëndësishme zvogëlimi apo zhdukja e korrupsionit.

EO: Shumë shpesh e keni ngritur çështjen e Gollakut, a mund të na thoni pse?

Pacolli:  Gollakun nuk  e kam ngritur për një arsye tjetër e kam ngritur vetëm një arsye legjitime. Gollaku është një ndër regjionet më të mëdha të Republikës së Kosovës dhe fatkeqësisht është e ndarë në dy pjesë. Përndryshe Gollaku e  përfshin edhe deri tek Molla e Kuqe si Gollak, por fatkeqësisht kjo ndarje e ka copëtuar dhe megjithatë brenda Kosovës është një ndër regjionet më të mëdha, por zhvillimi është zero.  Gollaku e përfshin Prishtinën edhe Kamenicën edhe një pjesë të Gjilanit e përfshin edhe komunën e Lipjanit e përfshinë edhe një pjesë të mirë  të Llapit.

Është pjesë komplet e Gollakut, por fatkeqësisht asnjë investim serioz nuk është bërë. Për atë e kam ngritur dhe është çështje shumë e rëndësishme. Jo që kanë bërë shumë për Llapin edhe Llapi ka mbetur mbrapa edhe Anamorava ka mbetur ashtu fatkeqësisht. Prandaj kjo shkon si paketë si regjion dhe fatkeqësisht të cilët kanë qenë ditën e përfaqësuar të këtij elektorati nuk e ka ngritur çështjen nuk i kanë adresuar projektet dhe kam pasur shumë përplasje me projekte të asaj ane por fatkeqësisht nuk e kam pasur fuqinë e mjaftueshme  për arsye se në parlament projektet tona duhet të dihen sa vota i ke, sa deputet i ke, nëse nuk ke mjaftueshëm deputet e ngrit zërin, por nuk mundesh me i detyruar që të shkojë.

EO: Flasim pak për çështjen e ndarjes së buxhetit për Luginën?

Pacolli: Këtë çështje e kam ngritur edhe në Parlamentin Kosovës dhe kam kërkuar një shumë e cila mendoj që është simbolike që çdo vit t’i ndahet nga 50 milionë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin që të zhvillohet ajo anë dhe  kam kërkuar që edhe Shqipëria ta bëjë të njëjtën. Ne mundemi me i përkrah duke e ngritur çështjen ekonomike të atyre njerëzve prandaj, ne kot kërkojmë mos shpërnguljen e tyre kur ne nuk ju ofrojmë asnjë ndihmë përpos ndihmën politike që themi se ne e përkrahim, ne nuk  duhet vetëm me thënë se e përkrahim, ne duhet me përkrah defakto me buxhet për ngritjen ekonomike me ngritje ekonomike njerëzit nuk shpërngulen, prandaj deri më tani nuk është bërë por minimumi që duhet të bëjmë është me nda urgjentisht këtë buxhet. Asnjë nuk ka dal që e ka përkrahur këtë që unë e kam përkrahur, që e kam kërkua.

EO: A i duhen Kosovës autostrada të reja, po investime në infrastrukturë?

Pacolli: Autostradat janë të nevojshme, por çdo herë para se të ndërtohet diçka duhet të bëhet një kalkulim i zhvillimit ekonomik që është me prioritet, një dhe e dyta se si ajo ndërtohet duhet të ndërtohet në bazë të projekteve duhet me qenë kosto publike  për arsye se ky buxhet, kjo taksë është e qytetarit. Pushtetarët e marrin sikurse me pas pronë të vetën. Është një gabim total, do të thotë nuk kam qenë asnjëherë që nga pas lufta i kënaqur me qeverisjen e cila është bërë. Prandaj, dëshira dhe kërkesa ime edhe kur kam qenë në parlament kam thënë që do të jem transparent asnjë pushtetar nuk e ka buxhet të vetin taksën e qytetarëve.

Prona është e qytetarëve  të Republikës së Kosovës, buxheti akumulohet duke vjel taksën e këtë buxhet e bëjnë qytetarët. Si këta që janë në Kosovë si mërgimtarët të cilët kontribuojnë jashtëzakonisht, e bëjnë për Kosovën, një zhvillim i hatashëm bëhet nga ata, por ne nuk e trajtojmë në mënyrën më të mirë, prandaj ne duhet te jemi shumë rigoroz te ndalimi te keqpërdorimi. Por fatkeqësisht kjo jo gjithherë mundet me u ndaluar. Ne sa e paguajmë këtë byro e të gjitha të tjerat janë 10 herë kosto më e madhe se sa që e vjelin atë taksë. Bashkatdhetarët tanë po ndëshkohen. Unë kërkoj që kjo të hiqet taksa ndaj bashkatdhetarëve tanë që të vijnë vetëm me karton të gjelbër dhe me asgjë tjetër.

EO: Edhe 21 vjet pas luftës ende ballafaqohemi me mungesë të energjisë elektrike, cila është zgjidhja?

Pacolli: Çështja e energjisë do një studim të jashtëzakonshëm zhvillimin për prodhimin e energjisë. Janë premtuar investime, por realisht nuk janë bërë ato investime. Realisht sot, një qytetar nëse i nevojitet  një kapacitet më i madh i energjisë elektrike, linjën duhet me bërë privat nuk ta sjellin ata. Në momentin që ta sjellin dhe e bënë  kyçjen e bëjnë pronë të vërehen absolutisht kjo nuk ka të bëjë me një ligj, por kjo është një me standarde të dyfishta.

Sot është vështirë se një shtëpi familjare i shkon rryma 220 vlot i shkon 170, 150 ose i mungon një fazë dhe kanë dëme të pajisjeve elektronike apo të pajisjeve tjera dhe askush nuk i merr parasysh këto dëme. Por nëse qytetari nëse nuk është i rregullt me pagesa bëhet menjëherë shkëputja. Këto standarde të dyfishta ndaj këtij qytetari të mirë, të ndërgjegjshëm, por këto standarde të  dyfishta i kisha larguar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’i kërkojnë të drejtat e tyre dhe të mos rreshtin asnjëherë duke e ngritur zërin e tyre aty ku u bëhet e padrejtë. Taksa jonë duhet të ruhet me çdo kusht. Prandaj sa i përket çështjes së energjisë elektrike qytetari është i ndëshkuar çdo ditë.

EO:  Ju shumë shpesh keni kërkuar të drejta dhe paga më të mira për Policinë e Kosovës dhe kërkesa të tjera, cilat janë ato?

Pacolli: Policia e Kosovës pagat i kanë vetëm sa për të siguruar bukën e gojës. Kushtet janë të mjerueshme për Policinë e Kosovës, unë e kam ngritur  këtë çështje edhe në parlament, Ne i kemi bërë disa ndryshime por nuk janë të mjaftueshme, policit duhet i sigurohet paga e cila duhet të kalkulohet që të mbahet familja normal solide. Fatkeqësisht pjesa dërmuese e policëve janë në kredi mandej flasin për korrupsion, duhet të ja plotësuar kushtet.

Për policinë e Republikës së Kosovës, pushtetarëve  ju kujtohet vetëm kur duhet ti qesin para pushke, do të thotë kur ka rreziqe ku duhet të jetë policia aty atëherë ju kujtohet policia  dhe është edhe një çështje tjetër se nuk duhet të harrohet se çdo polic i Republikës së Kosovës është në detyrë në çfarë do momenti edhe kur është vet për punët e tij kur qëllon në autobus, rrugë apo ku do. E ka obligim  ndërhyrjen e kush po e mbron policin askush, kur ju kujtohet për tre dit thonë e dënojmë këtë dhunë, kjo nuk është asgjë. Ne duhet të krijojmë, kulturë, edukatë dhe ligj. Policia dhe drejtësia duhet t’i ketë disa rregulla dhe privilegje të caktuara në kuptimin e përkrahjes ekonomike, por pastaj të gjithë duhet të respektojnë ligjin sepse mbi ligjin askush nuk duhet të dalë.

Të ngjashme