Pacolli: Qeveri gjithëpërfshirëse, mund të jetë edhe Haradinaj Kryeministër

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 08:46 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sërish ka përsëritur propozimin për një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila, thotë ai, do ta nxirrte vendin nga kriza aktuale politike.

Në një intervistë dhënë për ”Epoka e Re”, Pacolli ka thënë se në krye të kësaj qeverie gjithëpërfshirëse mund të jetë edhe Ramush Haradinaj.

Pacolli ka theksuar se në mungesë të një shumice, të gjithë liderët politikë duhet ta tejkalojnë vetveten, interesin personal dhe të ofrojnë zgjidhje të pranueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme