Pacolli: Qeveria e ardhshme formohet në Hajvali, s’ka qeveri pa AKR-në

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka paralajmëruar se qeveria e ardhshme do të bëhet në Hajvali, raporton EkonomiaOnline.

Ai në manifestimin e 20-vjetorit të themelimit të Partisë së Drejtësisë, ka rikujtuar të pranishmit se nuk do të ketë qeveri pa AKR-në, duke thënë se ashtu si qeveria e kaluar që u dakordua në villën e Behgjet Pacollit, në Havali, ashtu do të ndodh edhe pas 6 tetorit.

“Me këtë koalicion të rrugëtojmë së bashku. të ndihemi të bashkuar dhe të dalim me një fitore bindëse dhe të jemi prapë ne ata të cilët e formojmë qeverinë. Qeveria pa neve nuk do të ketë. Ju e dini ku e ka vendin formimi i qeverisë, në Hajvali”, tha ai.

Koalicioni PAN mandatin e kaluar kishte nënshkruar marrëveshje për krijimin e qeverisë, me AKR-në në shtëpinë e Behgjet Pacollit në Hajvali.

Të ngjashme