Pacolli raporton në Komision, thotë se nuk duhet të shqetësohemi për tërheqjen e njohjeve

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 12:48 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka raportuat për herë të parë në Komisionin për Integrime Evropiane ku u diskutua për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimin në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit të tij, Pacolli tha se procesi i liberalizimit të Kosovës mbetet një plagë e pashërueshme për kosovarët, por sipas tij edhe në vendet mike të Kosovës ka filluar atmosfera për mbështetjen e Kosovës në këtë proces. Pacolli tha se viti 2019 do të jetë vit i liberalizimit.

“Më lejoni të ndalem edhe te çështja e liberalizimit e cila po mbetet një plagë e pashëruar për të gjithë ne. Përgjegjësia mbetet tek shtetet anëtare dhe unë kam zhvilluar takime të shumta qe i kam shtjelluar të arriturat e Kosovës në këtë proces dhe izolimin e Kosovës në këtë proces. Çdo kund është kriju një atmosferë për mbështetje të Kosovës, ndoshta me vonesë, por çdo gjë e ka kohën e saj. Por besoj që gjatë këtij viti do kemi vizat”, u shpreh Pacolli.

E, kur u pyet për tërheqjen e njohjeve ai pati një përgjigje. Tha se kjo çështje nuk është shqetësuese.

“Nuk duhet të shqetësohemi për tërheqjet e njohjeve”, u shpreh Pacolli

Ai tha se procesi i zgjerimit në BE është i mbushur me sfida që nuk kanë të bëjnë domosdoshmërish me Kosovën.

“Dua të fillojë me hetimet e ndërmarra për përmbushjen e obligimeve që ka MSA, mund të imagjinoni një lloj sfide është zbatimi i dispozitave që dalin nga kjo marrëveshje si rrjedhojë e pozicionit të BE-së karshi Kosovës. Duhet të jemi real që Kosova dallon nga vendet e rajonit kjo pas qëndrimit të 5 shteteve të BE-së karshi Kosovës, ne gjithmonë kemi qenë obligues mirëpo pa të drejtë përpos paraqitjes së pengesave, Kosova është dashtë të bartë më shumë obligime politike se sa të drejta, përkundër mungesës së hapësirës së shfrytëzimit të dialogut me BE-në, ne megjithatë jemi duke u përgatitur nga ana jonë në mënyrë që të jemi të gatshëm të veprojmë”, tha Pacolli, raporton EO.

Ai tha se procesi i zgjerimit në BE është i mbushur me sfida që nuk kanë të bëjnë domosdoshmërish me ne

“Të parealizueshme ka shumë rrethana që e bëjnë çështjen e parealizueshme shembull nëse diskutohet një marrëveshje ajo miratohet nga ne mirëpo nga shteti tjetër nuk miratohet dhe kjo paraqet pengesë. Procesi i zgjerimit në BE është i mbushur me sfida që nuk kanë të bëjnë domosdoshmërish me ne. Procesi i Berlinit ani pse nuk është pjesë e procesit të MSA-së ajo e përmbushë atë duke u bazuar në përafrimin me BE-në”, tha Pacolli.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, u interesua ta marrë qëndrimin e ministrit Pacolli, lidhur me 110 shtetasit kosovarë qe pak ditë u kthyen nga Siria dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Sa ka qenë numri i tërheqjes së njohjeve por dua të iu pyes se si e komentoni ardhjen e shtetasve kosovarë nga Siria. Sa i përket liberalizimit të vizave, ne kemi marrë konfirmim nga komisioni evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet por në anën tjetër ka një numër të madh të qytetarëve që po presin në ambasada të ndryshme, çka duhet të bëjë Kosova në këtë fazë, prisni që pas zgjedhjeve në BE të kemi një vendim final për liberalizimin e vizave”, pyeti Deliu Kodra.

Ndërsa, Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se ministri Pacolli ka bërë një punë mjaftë të mirë, por sipas tij, ai nuk ka përkrahje nga akterët e tjerë politikë. Sipas tij, Kosova ka edhe pesë politika të tjera të jashtme.

“Unë jam i vetëdijshëm qe si ministër i Punëve të Jashtme është një far rregulli mos me i thënë edhe vështirësitë që i keni, unë po mendoj që ju po e bëni një punë por nuk po keni aq përkrahje, unë mendoj që në Kosovë ekzistojnë edhe nja pesë politika të jashtme. Po flitet sikur neve nuk po na dojnë edhe pse i kemi përmbushë të gjitha kriteret për të qenë në BE. Qytetarët tanë nuk janë fajtorë tek kjo qe po na ndodhë, pasi ky vend ka probleme me sundim të ligjit, ne duam të dimë se sa njohje i ka Kosova sepse kjo ende nuk është e qartë, kam një pyetje se çka po ju thonë juve për taksën dhe a po ju thonë juve në Mal të zi se a e kemi kryer punën e kufirit apo jo?”, tha Beqiri.

Për rolin dhe punën e ministrisë, u interesua të dinte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi.

“Cili është roli i Ministrisë që ju e udhëheqin në dialog me Serbinë, a njihje të reja kanë ndodhur gjatë qeverisë Haradinaj, si po reflekton në botë dallimi o qëndrimeve të presidentit Thaçi në njërën anë dhe kryeministrit Haradinaj në çështjen tjetër, siç është çështja e taksës”, pyeti Kurteshi.

Sa i përket njohjeve, Pacolli tha se nuk ka tërheqje por vetëm ngrirje të marrëdhënieve, sipas tij, Kosova gëzon 116 njohje dhe 110 nota verbale për njohje.

“Njohjet janë 116 njohje prej tyre me mbi 90 shtete kemi marrëdhënie diplomatike. Kemi mbi 110 nota verbale për njohje. Është e vërtetë që kanë ardhë disa njerëz në Beograd dhe kemi pa se është lexuar një dokument ku shkruhet se Kosova e ka në funksion rezolutën 1244, dhe ai dokument është një mashtrim, nuk ka tërheqje për ka vetëm ngrirje të marrëdhënieve. Nuk kemi asnjë shkresë për çnjohje, këto deklarata janë dëgjuar vetëm në Beograd”, shtoi Pacolli, raporton EO.

Pacolli tha se kthimi i kosovarëve nga Siria ka qenë një sukses tjetër i Kosovës pasi që sipas tij, ata i përkasin vendit të vet.

“E dini që është një dosje sekrete dhe nuk është dashtë flitet publikisht, por unë personalisht e konsideroj që ka qenë një sukses i Kosovës që qytetarët e vet ti kthen në vendlindje është mirë që ne kemi ndërmarrë këtë”.

“Do të veprohet në bazë të normativave të ligjit por ka pas zëra dhe kritika se pse me u kthyer ata, ata janë qytetarë të Kosovës dhe fëmijët nuk kanë pas faj pse baba i tyre kanë vendosë me i marrë ata me i dërguar atje njëfarë mënyre me i dhunuar ata atje, por me ta duhet të merret ligji”.

Pacolli foli edhe për çështjen e dhënies së dorës apo përshëndetjen me presidentin amerikan Donald Trump, ai tha se presidenti Trump e njeh atë andaj edhe ka vendosë të i flas.

“Ka pas edhe një çështje sa i përket dhënies së dorës me presidentin Donald Trump, unë e njoh atë dhe ai më njeh mua andaj ka ardhur edhe me më përshëndet, por mediet po abuzojnë me këto lajme”.

Pacolli tha se çështja e taksës është banalizuar, sipas tij, ajo kohëve të fundit po e dëmton Kosovën.  Ndërsa sa i përket takimeve në Berlin, ai tha se presidenti, as kryeministri nuk e dinë se çka po bëhet atje.

“Taksa është duke u banalizuar dhe këtë mund me ia thënë kryeministrit disa herë por nga ana tjetër edhe presidenti serb po viktimizohet ndërsa në ditën tjetër ai na fyen. Taksa po i bën mirë Vuçicit por mirëpo këtu kemi një interes krejt tjetër dhe taksa kohëve të fundit po e dëmton Kosovën. Sa i përket çështjes së Berlinit as presidenti e as kryeministri nuk e din se çka po ndodhë atje”

Të ngjashme