Pacolli reagon për bastisjen në shtëpinë e Krasniqit: Spektakël policor i panevojshëm dhe në një aspekt i neveritshëm

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar për bastisjen që është duke u bërë në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Pacolli ka thënë se ky spektakël policor ndaj Krasniqit është i panevojshëm dhe në një aspekt i neveritshëm.

“Ish luftëtarët e lirisë të Kosovës janë shembull unik i bashkëpunimit me drejtësinë. Ky spektakël policor sot ndaj ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi është i pa nevojshëm dhe në një aspekt i neveritshëm. Ish luftëtarët e lirisë të Kosovës janë shembull unik i bashkëpunimit me drejtësinë. Ky spektakël policor sot ndaj ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi është i panevojshëm dhe në një aspekt i neveritshëm”, ka thënë Pacolli në shkrimin e tij në Facebook.

Ai ka shkruar se “Drejtësia do të fitojë dhe ne besojmë fuqishëm në të”.

Bastisja në shtëpinë e Krasniqit ka filluar që nëntë orë, ndërkaq për këtë bastisje ka pasur reagime të shumta në vend.

Të ngjashme