Pacolli reagon për çështjen e presidentit: Kjo temë mos të flitet tani

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga partitë politike në vend që të mos diskutojnë për çështjen e presidentit.

“Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë … Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin”, ka shkruar kreu i AKR’së në Facebook.

Ai ka bërë thirrje për liderët partiak që të lënë anash interesat personale e që të bashkohet në interes të vendit.

“Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit. Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme