Pacolli: Shansi i fundit që liberalët ta udhëheqin Kosovën

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 12:28 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se rinia është resursi më i mirë që e ka Kosova.

Në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të degës në Gjakovë, Pacolli ka thënë se vetëm rinia mund ta bëjë ndryshimin.

“Është mundësia dhe shansi i fundit që rinia dhe liberalët të marrin udhëheqjen e këtij vendi, sepse Kosova ka nevojë për njerëz të hapur ndaj punës dhe shoqërisë”, ka thënë i pari i Aleancës Kosova e Re, duke shtuar se Kosova ka një rini të aftë si çdo rini tjetër, por, sipas tij, mundësitë e saj janë të tkurrura për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm.

Kryetare e Forumit Rinor të AKR-së në Gjakovë është zgjedhur koordinatorja e deritashme e Forumit të degës, Gresa Pozhegu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme