Pacolli: Shtetit ia kam siguruar 43 njohje me fondet e mia, kam hapur mbi 5 mijë vende pune

Gjilan | 02 Tet 2019 | 20:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka shpalosur programin e saj politik para qytetarëve të Gjilanit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i kësaj partie, Behxhet Pacolli, para mbështetësve tha se që nga kthimi i tij në Kosovë ka hapur mbi 5 mijë vende pune dhe po ta udhëhiqte qeverinë do të krijonte edhe më shumë.

“Në këtë sallë të gjithë vinë, 10 ditët e fundit partitë e tjera vinë të mobilizuar dhe nuk kursejnë çdo mjet për të kërkuar votën e qytetarëve, për mua kjo është një fushatë e propagandave e gënjeshtrave. Kemi qenë liberal kur kemi filluar kemi bashkë rrugëtuar me ju si liberal veprojmë si liberal dhe do të mbesim, sepse liberalizmi u takon njerëzve punëtorë. Ne ia dimë vlerën punës dhe qytetarëve jemi kreativ dhe kemi krijuar shumë ide që kanë qenë shumë të nevojshme për tu implementuar”.

“Unë prej që kam ardhur këtu vitit 2007 kam krijuar diku 5 mijë vende punë në Kosovë dhe është e pamundur që dikush të shprehë mosbesim ndaj premtimeve, nuk kam pasë mundësi me udhëheq qeverinë, por kam krijuar vende të punës krejt ato ndërmarrje që janë ndërtuar në Kosovë nga grupi im, janë për punëtorët dhe shumë pak japin profit për pronarin”.

Pacolli kritikoi edhe rivalët politik duke thënë se po premtojnë luftim të korrupsionit 100 % .

“Rivalët po premtojnë shumë, dikush e lufton korrupsionin dikush, e premton shtetin qind për qind dikush premton kodra livadhe, por ne premtojmë vepra. Kemi një mori punësh që janë bërë, romingu është ide e AKR-së, kemi mundësuar pagesën jashtë orarit të policëve tanë, kemi zvogëluar kontrollet në kufi me Shqipërinë, kemi formësuar projektin për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, që është folur 20 vite dhe e kemi gjet investitorin kam frikë që qeveria që do të vijë do ta banalizoj, këtë projekt. Kosova udhëheq me 3 organizata rajonale për herë të parë”.

Pacolli shtoi se disa prej subjekteve politike kanë tentuar t’i largojnë miqtë tanë nga Amerika.

 “Dikush deshi të na largoj nga miqtë e tanë, kam angazhuar çdo gjë që kam pasur në dispozicion të mos ndodhë më e keqja, pa miq amerikan dhe shtetet e Kuinitit nuk mund të ecim përpara. Liberalizimi i vizave është vonuar, nuk është vonuar me frikën se rinia nuk shkon e nuk kthehet është ndëshkim i njerëzve të korruptuar, që nuk e morën përgjegjësinë të punojnë me duar të pastra. Të tjerët e shfrytëzojnë shtetin për të ndërtuar vetën, ekzistenca e partisë politike qëndron aty vetëm nëse punon për shtetin”.

“Vetëm nga posti i opozitës këtij shteti i kam siguruar 43 njohje me fondet e mia, unë do ta bëja edhe shumë herë atë ne ndërtojmë shtet për herë të parë dhe të fundit. Rri duke shpresuar, se një dit mundëm me drejtu këtë shtet dhe mundem me ja kthy dinjitetin, ese kam dit me ndërtu një kompani që e njeh krejt bota, do të ishte naive që unë nuk do ta bëja për Kosovën, unë di me bërë këtë”.

Kryetari i PD-së, Ferid Agani,  ftoi qytetarët që të votojnë koalicionin Nisma- AKR-PD pasi kanë kandidatët më të përgatitur dhe qytetarët kanë mundësinë që edhe 3 ditë të vendosim për fatin e Kosovës.

 “Na kanë mbetur edhe 3 ditë shpresë për Kosovën që qytetarët të bëjnë zgjedhje. E tyre për kandidatët më të qëlluar, edhe 3 dit qytetarët kanë mundësi të mendoj thellë dje mirë që më 6 tetor të bëjë zgjedhjen e drejtë, koalicioni “Bashkë për Shtetin” i ofron këta kandidatë. Kandidatët tanë janë më të drejtit më të vendosurit më të bashkuar, që t’i përfaqësojnë të drejtat e juaja, më 6 tetor votoni kandidatët e koalicionit “Bashkë për Shtetin”.

 Arianit Ibrahimi kandidat për deputet tha se të rinjtë duhet të bëhen pjesë e proceseve dhe të bëjnë ndryshimin në vend.

“Po e dimë që vitet e fundit shteti jonnë po përballet me ikjen e të rinjve prej Kosovës, po ikën ajka, truri, e kjo është e dukshme edhe në Anamoravë. Sot të rinjtë duhet të marrin ndryshimin në vendin tonë, t’ia kthejmë dinjitetin, krenarinë vendit tonë”.

Të ngjashme