Pacolli sjell disa thënie për varfërinë, borxhet dhe Zotin

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka bërë një postim ngushëllues në Facebook.

Ai i ka dhënë disa porosi përmes disa thënieve të shpërndara prej tij duket se janë religjiozisht të frymëzuara, dhe aty flitet për mëkate, sakatllëk, varfëri etj.

Raporti i plotë:

Mirëmengjesi miq të dashur,

Po i ripostoj këto thënie që një mik i imi na kishte rikujtuar sot. Mua më bëri përshtypje!

“Mos u trishto, nëse je i varfër, të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe.

Nëse s’ke mjet transporti, dikush nuk ka as këmbë.

Nëse ankohesh nga një dhimbje, shih të tjerët që janë të sakatuar.

Nëse ke humbur një fëmijë, s’e sheh më, të tjerët prej një aksidenti humbën tërë familjen.

Nëse ke gabuar pendohu, nëse i bëre ndokujt keq apo padrejtësi, kërkoj falje Zotit dhe robit që ia bëre atë të keqe.

Mëshira e Zotit është shumë e madhe, dera e pendimit rri e hapur, të pret ty sepse ajo të pranohet me lejen e Zotit.

Të ngjashme