Pacolli synon të bëhet president, pasi Thaçit t’i përfundojë mandati

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 20:01 | Nga

Aleanca Kosova e Re ka zyrtarizuar para pak çastesh marrëveshjen qeverisëse me koalicionin PAN.

Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshjen sipas të cilës, AKR-së do t’i takojnë pesë ministri dhe pozita e zëvendëskryeministrit.

Siç mësohet, AKR-ja  do të udhëheq me këto ministri: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Po ashtu, AKR-ja do të ketë edhe shtatë zëvendëskryeministra.

Përveç kësaj, në marrëveshje specifikohet se AKR-së do t’i takoj posti i presidentit në mandatin e ardhshëm të tij, post të cilin do ta marrë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, raporton arbresh.info.

“PAN dhe AKR-ja dakordohen që posti i presidentit të Kosovës t’i takoj AKR-së në mandatin e ardhshëm, pavarësisht mënyrës së votimit, qoftë përmes votimit në Parlament, qoftë përmes votimit të drejtpërdrejt nga populli. Kështu partitë që përbëjnë koalicionin PAN dakordohen që të mos kenë kandidat të tyre për president të vendit duke u obliguar që ta mbështesin kandidatin e AKR-së”, thuhet në marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme