Pacolli takohet me homologë të shumtë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të OBI-së

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati Behgjet Pacolli ka njoftuar se në vazhdën e ditës së dytë të punimeve në kuadër të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-së, ka zhvilluar takime të shumta për të fuqizuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se është takuar me homologët e tij nga Kuvajti, Bangladeshi, Gambia, Gaboni dhe vendet e tjera, transmeton Klan Kosova.

“Në të gjitha këto takime jemi pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin dypalësh dhe këto vende kanë konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj Kosovës në proceset që është duke kaluar”.

“Një takim të veçantë kisha me homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayeed, me të cilin u pajtuam për të punuar në thellim dhe bashkëpunim dypalësh, në lidhje me investime, shkëmbim tregtar she sfera të tjera të nxitjes së bashkëpunimit ekonomik”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryediplomatit Pacolli në Facebook.

Ka vazhduar dita e dyte e punimeve te Keshillit te Ministrave te Jashtem te OBI-t ku kam vazhduar takime te shumta…

Posted by Behgjet Pacolli on Saturday, March 2, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme