Pacolli takohet me investitorët amerikanë

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 09:14 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, mëngjesin e së martës ka pritur në takim një delegacion të investitorëve amerikanë, raporton Ekonomia Online.

Investitorët amerikanë, të cilët po vizitojnë Kosovën, do të takohen me përfaqësues të  Asociacionit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK).

Delegacion i kryesuar nga Michael Mintz, do të vizitojnë edhe Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës.

Gjatë së hënës edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e investitorëve amerikanë, të kryesuar nga Michael Mintz, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Squared Property Group LLC”, me të cilët ka biseduar mbi situatën aktuale ekonomike në vend, duke thënë se Kosova ka krijuar klimë tejet të favorshme për investimet e huaja.

Në këtë takim, Haradinaj theksoi se me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj.

Ndër tjerash, gjatë bashkëbisedimit me këtë delegacion, kryeministri ka shtuar se Kosova tashmë është kthyer në një adresë të besueshme për investime amerikane, raporton EO.

Të ngjashme