Pacolli takoi ambasadorin jorezident të Pakistanit në Kosovën, në fokus rritja e bashkëpunimit tregtar

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 15:14 | Nga

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim Ambasadorin e ri jo-rezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, ku është diskutuar për shkëmbimet tregtare dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve.

Në takim u theksuan raportet e shkëlqyeshme dy palëshe dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe popujve tanë.

“Ne, jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Pakistanit dhënë Kosovës, përfshirë krijimin e një Komisioni të Përbashkët Ministror (Joint Ministerial Commission), për t’i dhënë peshë më të madhe çështjes së shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve”, ka thënë Pacolli.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme