Selim Pacolli, kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës nga Alenaca Kosova e Re (AKR), zhvilloi takim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dega në Prishtinë.
Sylë Vitia, kryetar i kësaj shoqate, shprehi pakënaqësitë e tij për mosmbështetjen e komunës për këtë shoqatë.
“Duhet të bëhen lirim nga taksat për invalidët, mbështetje për banim, duhet të bëhet shënimi i datave të rëndësishme të UÇK-së”, tha Vitia.
Vitia ka thënë se kanë kërkuar takim me kryetarin Ahmeti, por ky i fundit i ka injoruar.
“Kemi kërkuar të takohemi me kryetarin ku nga kryetari aktual jemi injoruar, është e pa imagjinueshme si jemi injoruar. Kërkojmë trajtim dinjitoz, dhe zgjidhjen e problemeve si invalid të luftës”, theksoi Vitia, raporton EkonomiaOnline.
Më tej ai ka përmendur Pacollit kohën kur ishte pjesë e UÇK-së, duke thënë se përfaqëson vlerat e luftës, pikërisht falë Pacollit.
“Është nder i veçantë që një luftëtar si ju z.Pacolli të bëhet kryetar i Prishtinës, falë jush unë përfaqësojë vlerat siç duhet sot”, tha ai.
Ndërsa kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, u ka premtuar mbështetje të plotë për të gjithë invalidët e luftës.
“Në Kolovicë janë ndërtuar disa banesa për invalidët dhe veteranët e luftës , pse ata të mos jenë në qendër të qytetit por janë vendosur atje. Unë jam pran jush, do të keni një mbështetje në komunën e Prishtinës, do të ketë zyrë permanente për t’i mbrojtur interesat e shokëve tonë të luftës”, tha në fund Pacolli.
“Do të vazhdojë për ti mbrojtë interesat e kësaj kategorie që sot janë duke u abuzuar, siç e përmendi Syla që kanë kaluar katër vite që nuk kanë pas rastin ta takojnë kryetarin aktual të Prishtinës, une i premtoj që do jem krah i tyre dhe do jem zëri i tyre në komunën e Prishtinës”, u shpreh Pacolli.