Pacolli takon ministrat e jashtëm të vendeve jonjohëse, kërkon rishqyrtimin e njohjes

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 10:52 | Nga

Në kuadër të takimeve të shumta që kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, po zhvillon me homologët e tij në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka takuar ndaras edhe dy ministra të jashtëm të shteteve jo-njohës të Kosovës, respektivisht ministrin e jashtëm të Bahamasit, Darren Allan Heinfield dhe ministren e jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar mbi të arriturat e Kosovës në dekadën e fundit, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë si dhe integrimin e saj në organizata, evropiane dhe ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, është diskutuar edhe mundësia, që këto dy shtete të rishqyrtojë njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt si shtet i pavarur, në mënyrë që t’i bashkohet shumicës dërmuese të shteteve anëtare të OKB-së si dhe të mbështesin integrimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Të dy homologët e tij të këtyre shteteve kanë vlerësuar të arriturat e gjithëmbarshme të Kosovës dhe rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në funksion të interesave të përbashkëta.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme