Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se nuk është takuar me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinaj dhe se do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes me LDK-në, raporton Ekonomia Online.
“Nuk e di për takime, e di që LDK ka mbajt mbledhjen e këshillit drejtues dhe ne do të kemi në mbledhje së bashku me LDK. Unë veproj vetëm në kornizat e marrëveshjes që i kemi me koalicioni. Unë besoj (deputetët e partisë) që ata do të veprojnë ashtu sipas përgjegjësive”, ka thënë ai.
Pacolli këto komente i bëri pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast ai ditën e sotme e ka konsideruar si të rëndësishme për të gjithë, ndërsa ka uruar që ky legjislativ të jetë më i suksesshëm dhe në dobi të qytetarëve.